Preview only show first 10 pages with watermark. For full document please download

Male Të Larta A Male Të Lartë

Një kërkesë e një studenteje gjermane, e cila mëson shqip, drejtuar para sa kohësh gjuhëtarëve a “gramaticienëve”, siç i quan ajo, të Forumit Mbarëkombëtar të Studiuesve Shqiptarë “Alb-Shkenca” që t’i ndihmonin të zgjidhte një problem, për të cilin

   EMBED


Share

Transcript

   Mësuesi, MASh, Tiranë, Viti 46, Nr. 37 (2450), 17 tetor 2007, f. 111 Male të larta a Male të lartë Nebi Caka Një kërkesë e një studenteje gjermane, e cila mëson shqip, drejtuar para sa kohësh gjuhëtarëvea “gramaticienëve”, siç i quan ajo, të Forumit Mbarëkombëtar të Studiuesve Shqiptarë “Alb-Shkenca” që t’i ndihmonin të zgjidhte një problem, për të cilin nuk kishte gjetur dot zgjidhjelogjike, e që në fakt kishte të bënte me ambigjininë a dygjinishmërinë e emrave në gjuhënshqipe, dhe përgjigjet dhe këshillat e disa anëtarëve të këtij forumi drejtuar kësaj studenteje,më shtynë të bëj një hulumtim të vogël lidhur me zbatimin në praktikë të rregullave tëdrejtshkrimit sa i përket dukurisë së ambigjinisë.Problemi i Andrea Goldschmidt-it (kështu quhet kjo studente) është: “A janë korrektëtogfjalëshat:  botim shkencor – (shumës)  botime shkencore ;  periodik shkencor – (shumës)  periodikë shkencorë . Nëse po: meqenëse kemi dy emra të gjinisë mashkullore (njëri i lakimittë parë, tjetri i lakimit të dytë) pse mbiemri pa nyje ‘shkencor’ (ashtu si popullor, elementar,etj.) shfaqet njëherë me mbaresë – e   dhe njëherë me mbaresë – ë ?”Përgjigjet e anëtarëve të Alb-Shkencës do të mund të klasifikoheshin në tri kategori,përfaqësuar nga tre emra të njohur:1. Prof. dr. Françesko Altimari, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë,Kozencë, Itali, anëtar i Këshillit Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde: “Besoj seky shpjegim [se te këto “ botime shkencore” kemi të bëjmë me ndërrimin e gjinisë në shumës,nga mashkullore në femërore, e në rastin e dytë jo – shpjegim ky i Naser Aliut, Gjermani,profesor i gjuhës frënge dhe përkthyes] nuk do ta ndihmojë shumë nga ana logjike znj.Andrea, që nuk e ka shqipen si gjuhë amtare. Asaj ndoshta duhet shpjeguar paraprakisht se kanë gjuhën shqipe disa emra të gjinisë mashkullore (p.sh. ata që mbarojnë me - im , si  botim ) qëmarrin në shumës mbaresën - e dhe pra bëhen të gjinisë femërore. Prandaj mbiemri me këtaemra duhet të jetë në shumës me gjininë femërore, dhe jo me gjininë mashkullore.”2. Prof. dr. Emil Lafe, Tiranë, Shqipëri, pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit (Tiranë,1972), autor e bashkautor i shumë artikujve e teksteve për drejtshkrimin e gjuhës shqipe,anëtar i Këshillit Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde: “Në gramatikën shqipepërcaktohet se: emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me prapashtesën  –e, i marrinpërcaktorët në formën e gjinisë femërore:  këto arsyetime, burime të ftohta, dete të thella, kanale të reja ujitëse, probleme të vështira, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto vende të bukura, vendime të rëndësishme, zbulime gjeografike   etj. etj. Kjo është një dukuri më fort earealit të gegërishtes, por është përhapur gjerësisht dhe është bërë normative. Togfjalëshat emësipërm kështu përdoren, besoj, thuajse nga të gjithë. Përveç kësaj klase të madhe emrash, inënshtrohen kësaj dukurie edhe emrat ish-asnjanës, si edhe disa emra të tjerë mashkullorë dhee formojnë shumësin me prapashtesën  –ra: ujëra të ftohta, këto djathëra, këto fshatra të reja, drithërat e sivjetme, mishra të pjekura, mallra gjermane . Duhet pasur kujdes: ka disa emramashkullorë që dalin me bashkëtingëlloren fundore  –r dhe e formojnë shumësin meprapashtesën  –a, si:  hekur-a, pjep(ë)r-a, lib(ë)r-a etj.; format e tyre të shumësit    hekura, pjepra, libra, misra   fonetikisht janë të ngjashëm me ujëra, mallra, fshatra, mishra   etj.,   Mësuesi, MASh, Tiranë, Viti 46, Nr. 37 (2450), 17 tetor 2007, f. 112 prandaj për analogji, si në gjuhën e folur, ashtu dhe në gjuhën e shkruar, ndeshen përdorime jonormative, si:   libra të reja, misra të pjekura, hekura të ndryshkura etj.”3. Dr. Arben Kallamata, Mississauga, Toronto, Ontario, Kanada, gazetar, ish-botues i sëpërjavshmes së njohur tiranase “Drita”, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë tëKanadasë: “Andrea, Ju keni të drejtë. Forma e rregullt e shumësit të togfjalëshit “botimshkencor” duhet të jetë “botime shkencorë”, siç është edhe “periodikë shkencorë“ shumësi i“periodik shkencor”. Praktikisht, në shqipen e folur përdoret më tepër trajta e gabuar “botimeshkencore” dhe kjo formë ka hyrë në përdorim edhe në shqipen e shkruar. Ndoshta përdorimii vazhdueshëm i kësaj trajte dikur do të ndikojë në ndryshimin e rregullit të krijimit tëshumësit në shqip. Në fund të fundit, gramatika, më tepër se sa ushtruese e një ligji të ngrirë,është pasqyrim i mënyrës se si përdoret gjuha dhe duhet t’i përshtatet ndryshimeve logjike qësjellin përdoruesit.”Pra, shkrimet lidhur me këtë çështje mund t’i grupojmë në tri kategori: ato që i tumirinpothuajse pa vërejtje vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit (prof. Emil Lafe), ato qëmendojnë se ka ardhur koha që disa vendime të këtij kongresi të rishqyrtohen dhe tëndryshohen (dr. Arben Kallamata) dhe ato që kërkojnë shpjegime dhe sqarime e udhëzime samë praktike për to (prof. Altimari).Dukuria e ndërrimit të gjinisë së emrave asnjanës, dhe të disa emrave mashkullorë(jofrymorësh) në shumës, sipas Prof. Shaban Demiraj [ Gramatika historike e gjuhës shqipe ,Rilindja, 1988], është relativisht e vjetër në gjuhën shqipe, është e periudhës parashkrimore tësaj. Por ajo nuk është arkaike, po gjallëron edhe sot e kësaj dite. Ajo ndeshet jo vetëm nëveprat e shkrimtarëve tanë të vjetër, po dhe në veprat e shkrimtarëve të traditës, e sidomos nëveprat e autorëve bashkëkohorë. Ja disa shembuj, sa për ilustrim:Gj. Buzuku:  mbë male të nalta (njëjës: mal-i ); ujënatë e mëdha (njëjës: ujë-të ) .  P. Budi: ujënatë të mëdha   (njëjës:   ujë-të ) ;  me sa tjera lëngime (njëjës: lëngim-i ) .  N. Mjedja:  n’pyje t’veshuna; n’ankime t’veta; nder male t’reja; per faje t’hershme; n’gjytete t’hueja; do vorre t’reja; me tjera male; një ndër ndryshimet kryesore; kriteret e ndjekuna   etj.Gj. Fishta:  bjeshkë e male të blerueme; ke ato bjeshkë e ke ato male; mbi ato male e bjeshkë kreshnike; ato male të madhnueshme etj.F. Noli:  mentimet dhe idealet e tij sociale; këto shkrime; Shtetet e Bashkuara   (por dhe:   Shtetet e Bashkuar ); interesat tona etj.Asdreni:  ato fshatra ;  nd’ ato mal’ e ato vise; viset tona; rreziqe të mëdha ;  mësime të mëdha, tregime si të reja si të vjetra (por dhe: vegime mendjeshkretë; emra të famta   etj. )   etj.E. Çabej:  studime (shënime, monumente) gjuhësore; tekstet e vjetra; elementet latine të gjuhës shqipe; elementet ballkanike të lashta; shumëset e singularizuara etj.J. Xoxa:  në këto çaste të mallëngjyera; këto ushqime; këto mendime; tiparet e papërcaktuara; gropat e varreve të reja; frikësimet e vazhdueshme etj.   Mësuesi, MASh, Tiranë, Viti 46, Nr. 37 (2450), 17 tetor 2007, f. 113 A. Shkreli:  këto mendime; currile të kristalta; çaste të tëra; e shikimeve të shurdhëra; kundërshtime kacafytëse etj.I. Kadare: emra shtetesh të reja; shkrime të lashta; në stacionet kryesore; këto male; funeralet homerike; këto provokime; kanune të vjetra; operacionet ushtarake; këto paragrafe të vjetra [sipas Drejtshkrimit do të duhej: këta paragrafë të vjetër  ] etj.Me – e shumësin e bëjnë emrat (kryesisht që shënojnë jofrymorë) që mbarojnë më:  –   ant  , –   at  , –   az  , –  ent  , –  id   , –  it  , –   ont , pastaj më:  –   al   , –   am, –   an  , –   ar  , –   azh ; –  ec  , –  el   , –  end   , –  er  , –  esh  , –  et  , –  ez  , –  ezh  , –  ël   , –  il   ,–  im  , –  ir  ,–  ion  , –  llëk,  –   ozh  , –( i)um  , –  und   , –  us , si dhe emrat: djep-e, kallëp-e,kryq-e, mikrobe-e, probleme-e, raft-e, zarf-e etj.Emra frymorësh (emra njerëzish dhe kafshësh) që e ndërrojnë gjininë në shumës (ngamashkullore në femërore), ka shumë pak:  personalitete të shquara ,  personazhe pozitive , baktere të dëmshme, insekte helmuese .Në emra që e ndërrojnë gjininë në shumës duhet përfshirë edhe emri interes : interesi im – interesat tona kombëtare .Emrat e gjinisë mashkullore që në shumës kalojnë në emra të gjinisë femërore, pra qëshoqërohen me përcaktorë (mbiemra e përemra, si dhe me numërorin tri ) të gjinisë femërorenuk janë edhe aq të paktë në gjuhën shqipe, duke pasur parasysh se këtij grupi i takojnë edheemrat prejfoljorë që në njëjës mbarojnë më – im , që pothuajse mund të formohen prej çdofoljeje që mbaron me –  oj dhe – ej , e që në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe janë mbi 1800.Për ta ilustruar përdorimin e dendur të emrave të dygjinishëm në gjuhën shqipe në praktikë(në shumicën e rasteve në përputhje me Drejtshkrimin), po paraqesim disa nga rezultatet ekërkimeve tona në internet, me anë të makinës kërkuese “Google” (28 korrik 2007): këto  burime – këta burime : 778/19; ato burime – ata burime : 980/8; burime të tjera – burimetë tjerë  : 12.400/5; burime të brendshme – burime të brendshëm : 187:0; burime të jashtme – burime të jashtëm : 101/0; burime të reja – burime të rinj : 431/1; burimet tona – burimet tanë  :842/0; burimeve tona – burimeve tanë  : 458/0. këto  fakte – këta fakte : 13.700/57; ato fakte – ata fakte : 864/9;  fakte të tilla – fakte të tillë  :2.260/3;  fakte të tjera – fakte të tjerë  : 3.490/7;  fakte të reja – fakte të rinj : 2.540/2;  fakte të cilat – fakte të cilët  : 2.980/1;  fakte të vërteta – fakte të vërtetë  : 1.110/0;  fakte të mjaftueshme –  fakte të mjaftueshëm : 1.190/0;  fakte të pamohueshme – fakte të pamohueshëm : 416/0; këto  male – këta male : 1.390/60; ato male – ata male : 751/250 [me këtë rast dhe në raste tëngjashme duhet mbajtur parasysh se, gjatë kërkimit në Google, si fjalë e togfjalësha shqipmund të na përvidhen edhe fjalë nga gjuhë të huaja, që për nga shkrimi na dalin si të jenë tëshqipes]; malet tona – malet tanë  : 1.150/3; maleve tona – maleve tanë  : 375/1; male të larta – male të lartë  : 544/426; maleve të larta – maleve të lartë  : 649/638. këto  mendime – këta mendime : 960/58; ato mendime – ata mendime : 1.330/28; mendime të bukura – mendime të bukur  : 1.140/0; mendime të thella – mendime të thellë  : 952/0; mendimetë ndryshme – mendime të ndryshëm : 10.000/0.   Mësuesi, MASh, Tiranë, Viti 46, Nr. 37 (2450), 17 tetor 2007, f. 114 këto vende – këta vende : 41.200/165; vende të ndryshme – vende të ndryshëm : 51.900/6; vende të bukura – vende të bukur  : 3.850/3; vende të largëta – vende të largët  : 463/2. këto qytete   – këta qytete : 674/76; ato qytete – ata qytete : 918/25; qytete të reja – qytete të rinj :2970/3; qytetet e reja – qytetet e rinj : 3.900/0; qytete të vjetra – qytete të vjetër  : 937/0; qyteteve të vjetra – qyteteve të vjetër  : 936/1; qytetet e vjetra – qytetet e vjetër  : 1.790/1; qytetetë lashta – qytete të lashtë  : 224/0; qytete të ndryshme – qytete të ndryshëm : 980/2; qyteteve të ndryshme – qyteteve të ndryshëm : 1.140/1; qytetet e ndryshme – qytetet e ndryshëm : 3.100/0. këto  shtete – këta shtete : 9.470/245; ato shtete – ata shtete : 575/109; shtete të ndryshme – shtete të ndryshëm : 16.200/5; shtetet e ndryshme – shtete të ndryshëm : 8.190/0; shteteve të ndryshme – shteteve të ndryshëm : 4.840/4; shtete të mëdha – shtete të mëdhenj : 2.140/2; shtetet e mëdha – shtetet e mëdhenj : 3.580/3; shteteve të mëdha – shteteve të mëdhenj :2.550/2; shtete të vogla – shtete të vegjël : 929/5; shtetet e vogla – shtetet e vegjël : 2.750/5; shteteve të vogla – shteteve të vegjël : 1.940/10; shtete të reja – shtete të rinj : 1.880/1; shtetet ereja – shtetet e rinj : 11.100/4; shteteve të reja – shteteve të rinj : 5.450/10; Shtetet e Bashkuaratë Amerikës – Shtetet e Bashkuar të Amerikës : 86.200/80; Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Shteteve të Bashkuar të Amerikës : 27.000/15. këto  fshatra – këta fshatra : 1.880/66; ato fshatra – ata fshatra : 476/17;  fshatra të tjera –  fshatra të tjerë  : 2.380/1.990;  fshatrat e banuara –  fshatrat e banuar  : 463/4;  fshatra të vogla –  fshatra të vegjël : 714/6;  fshatra të djegura –  fshatra të djegur  : 202/7. këto  mallra   – këta mallra : 645/2; ato mallra – ata mallra : 181/4; mallra të importuara – mallra të importuar  : 583/2; mallra të rrezikshme – mallra të rrezikshëm – 207/0; mallra të ndryshme – mallra të ndryshëm – 608/9; mallra të tilla – mallra të tillë  – 213/5; mallra të tjera – mallra të tjerë  – 617/401. këto ujëra – këta ujëra : 362/32; ato ujra – ata ujra : 135/2; ujërat e zeza – ujërat e zinj :   10.100/0; ujrat e zeza – ujrat e zinj :   860/1; ujëra të zeza – ujëra të zinj :   516/0; ujra të zeza – ujra të zinj :   242/1; ujërat e turbullta – ujërat e turbullt  : 173/1; ujrat e turbullta – ujrat eturbullt  : 92/2; ujëra të turbullta – ujëra të turbullt  : 636/1; ujra të turbullta – ujra të turbullt  :1.030/0; ujërat e ndotura – ujërat e ndotur  : 204/133; ujrat e ndotura – ujrat e ndotur  : 124/9; ujëra të ndotura – ujëra të ndotur  : 595/2. këto interesa – këta interesa : 1.250/76; ato interesa – ata interesa : 204/9; interesa të ndryshme – interesa të ndryshëm : 3.000/4; interesat e mëdha – interesat e mëdhenj : 3.630/1; interesa të mëdha – interesa të mëdhenj : 1.530/0; interesa të vogla – interesa të vegjël : 692/0; interesat tona kombëtare – interesat tanë kombëtarë  : 817/0; interesave tona – interesave tanë  :1.110/5; interesa të ngushta – interesa të ngushtë  : 400/1;. interesat e ngushta – interesat engushtë  : 461/2; interesat e gjera – interesat e gjerë  : 236/1.Raporte të ngjashme janë fituar edhe për shumë emra të tjerë që e bëjnë shumësin me – e , si:  argumente, botime, fakultete, kanale, nocione, probleme, telashe, urime, zbulime etj. etj.Duhet vërejtur me këtë rast që, për shkak se shumë përdorues të uebit (internetit) në vend tëgrafemës ë  përdorin grafemën e , nuk kemi mundur të bëjmë krahasimin e çifteve tëtogfjalëshave të tipit: botime shkencore – botime shkencorë, qytetet antike – qytetet antikë  ;   zbulimet gjeografike –  zbulimet gjeografikë  etj. etj.   Mësuesi, MASh, Tiranë, Viti 46, Nr. 37 (2450), 17 tetor 2007, f. 115 Për kërshëri, po japim edhe përdorimet e drejta e të gabuara të përcaktorëve me shumësin eemrit libër  ( libri ) – librat  (i cili, siç u tha, nuk ka të bëjë me ambigjininë): këta libra – këto libra : 1.250/803; ata libra – ato libra : 636/2.350; librat e vjetër  – librat evjetra : 2.330/2.040; libra të vjetër  – libra të vjetra : 875/7; librat e rinj – librat e reja : 1.740/8; libra të rinj – libra të reja : 1.230/1.970.Nga shembujt e dhënë më lart shihet se mbizotërojnë dukshëm trajtat ku respektohetambigjinia. Ajo është absolutisht mbizotëruese në rastet kur kemi të bëjmë me mbiemra qëkanë trajta më të dallueshme në të dy gjinitë, si: të reja – të rinj, të vogla – të vegjël të zeza – të zinj; tona – tanë  etj. Kemi përdorim të baraspeshuar te çiftet e togfjalëshave me: të larta – të lartë; të tjera – të tjerë.  Madje edhe vetë A. Kallamata, i cili thotë se nuk e pranon ambigjininë, në artikujt postuar nëforumin Alb-Shkenca, mjaft shpesh e përfill atë: burimet që ju sillni janë të njëanshme dhetendencioze; tre argumentat (= argumentet) e para; klasifikimet janë të ndryshme; shërbimetë fshehta, shërbime sekrete; të vëllimeve të botuara dhe të pabotuara; ato reflekset e vjetra;me argumente të sjella; sipas interesave të veta; universitetet më të mira të botës; televizionet tuaja; pallatet e shëmtuara parafabrikate; numri i madh i reagimeve negative; pas nocionevetë tilla qesharake; bashkime profesionale; qendra e dokumentimit të krimevegjysmëshekullore; të tilla veprime; me gabime dhe budall(all)ëqe të papranueshme.  Me interes, me siguri, do të ishte hetimi i dukurisë në terren, e sidomos në shkollat tona të tëgjitha niveleve.Dukuria e ambigjinisë nuk është një dukuri e veçuar e gjuhës shqipe. Ajo haset edhe në disagjuhë të tjera indoeuropiane, ku më shpesh, si në rumanishte, po dhe në spanjishte e italishte,polonishte e sllovakishte, ku më rrallë, si në frëngjishte, çekishte e serbishte etj. Ja disashembuj (pa përkthim), sa për ilustrim: rumanisht: un tren rapid – doua trenuri rapide ;greqishte e re: ho plutos – ta plute ; italisht: il mio pàio – le mie pàia ; spanjisht: el arte es fascinonte – las bellas artes ; frëngjisht: mon amour  – délicieuses amours ; çekisht: dít  ě   (asnjanës në njëjës)  – d  ě  ti (femëror në shumës); serbisht-kroatisht: moj kolega – moje kolege .Ndërrimi i gjinisë gramatikore të disa emrave në shumës në gjuhën shqipe nuk ka të bëj mendërrimin e gjinisë së sendeve a dukurive që ata shënojnë, se sendet e dukuritë nuk kanë gjini(biologjike, natyrore), siç nuk duhen kuptuar se janë pa gjini (biologjike, natyrore)  Mädchen  (vajzë, çupë) në gjermanishte a momçe (djalosh, çun) e dete (fëmijë) në bullgarishte eserbishte ngase janë të gjinisë (gramatikore) asnjanëse. Që të gjitha e kanë logjikën e vet –gjuhësore. References: 1.   Nebi Caka,   Male të larta a Male të lartë, Mësuesi, MASh, Tiranë, Viti 46, Nr. 37(2450), 17 tetor 2007, f. 11;2.   Nebi Caka,   Male të larta a Male të lartë, Peshku pa ujë, http://arkivi.peshkupauje.com/male-te-larta-a-male-te-larte/2007/08/09/ (09.08.2007)