Preview only show first 10 pages with watermark. For full document please download

Si1. Kontabiliteti Financiar Dhe Menaxhmenti Financiar (programi Specialist I Insolvencës) Zgjidhjet

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Kontabiliteti Financiar dhe Menaxhmenti Financiar (Programi Specialist i Insolvencës)

   EMBED

  • Rating

  • Date

    May 2018
  • Size

    330.5KB
  • Views

    6,948
  • Categories


Share

Transcript

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Kontabiliteti Financiar dhe Menaxhmenti Financiar (Programi Specialist i Insolvencës) SI1 ZGJIDHJET Problemi 1 Bilanci vërtetues më 31 Dhjetor 2011 i TUZ Corp përmban gabimet ne vijim: Blerja e një pajisje të zyrës për EUR2,000 ishte debituar si shpënzim i reklamës. Një shitje me kredi prej EUR750 ishte regjistruar si debi në shitje dhe si kredi në llogarinë e arkëtueshme. Pagesa e një llogarie të pagueshme ishte regjistruar si debi EUR3,500 në vend të debi EUR5,300. Dividendat në shumë prej EUR5,000 ishin trajtuar si shpenzim i rrogave. Përveç gabimeve të lartpërmendura, disa saldo të llogarive ishin regjistruar në kolona të gabueshme (të gjitha llogaritë kanë saldon përfundimtare e cila është e përshtatshme për llojin e llogarisë). TUV Corp. Bilanci vërtetues 31 Dhjetor 2011 Debi Kredi Paraja e gatshme 5,000 Llogaritë e arkëtueshme 178,500 Furnizime zyre 2,600 Stoqe 60,000 Pajisje dhe makineri 198,000 Zhvlerësimi i akumuluar pajisje dhe makineri 120,000 Llogaritë e pagueshme 34,800 Të hyra të pafituara 2,500 Notë e pagueshmë 15,000 Aksione të zakonshme 50,000 Fitime të mbajtura 123,300 Shitjet 798,500 Kosto e mallit të shitur 400,000 Shpenzimet e rrogave 225,000 Shpenzimet e reklamës 8,200 Shpenzime tjera 65,000 Gjithsej 1,199,800 1,086,600 Kërkohet Përgatitni bilancin vërtetues të saktë me 31 Dhjetor 2011 për TUV Corp. Tregoni llogaritjet tuaja. 20 pikë TUV Bilanci vwrtetues 31 dhjetor 2011 Debi Kredi Paraja e gatshme 5,000 LL/A (178,500 +$ ) 180,000 Furnizime zyre 2,600 Stoqe 60,000 Pajisje dhe makineri (198, ,000) 200,000 Zhvlerësimi i akumuluar pajisje dhe makineri 120,000 Llogaritë e pagueshme (34, ,500 5,300) 33,000 Të hyra të pafituara 2,500 Notë e pagueshmë 15,000 Aksione të zakonshme 50,000 Fitime të mbajtura (123,300 5,000) 118,300 Shitjet (798, ) 800,000 Kosto e mallit të shitur 400,000 Shpenzimet e rrogave (225,000 5,000) 220,000 Shpenzimet e reklamës (8,200 2,000) 6,200 Gjithsej 1,138,800 1,138,800 Problemi 2 Në vijim janë të paraqitura të dhënat në dispozicion nga pasqyrat financiare për tri kompani të ndryshme. Kompania 1 Kompania 2 Kompania 3 31 Dhjetor, 2008: Pasuritë 80,500 70,000 45,000 Detyrimet 42,500 35,000 25, Dhjetor, 2009: Pasuritë 93,000? 55,000 Detyrimet? 41,000 25,000 Gjatë vitit 2009: Shtimi i kapitalit nga ana e pronarit 8,000 3,000? Fitimi/Humbja neto 24,000 (11,000) 7,500 Tërheqjet e pronarit 30,000 2,000 0 Kërkohet a. Të llogaritet vlera e Detyrimeve të Kompanisë 1 me 31 Dhjetor, 2009 (5 pikë) b. Të llogaritet vlera e Pasurive të Kompanisë 2 me 31 Dhjetor, (5 pikë) c. Të llogaritet vlera e Shtimit të kapitalit nga ana e pronarit për Kompaninë 3 gjatë vitit (5 pikë) 1. a. Kompania 1 Sw pari kalkulohet saldo nw fillim e ekuitetit tw pronarit. Pasuritw Detyrimet Ekuiteti 80,500 42,500 38,000 Pastaj, gjendet saldo nw fund e ekuitetit tw pronarit. Saldo nw fillim e ekuitetit Plus: Investimet Fitimet Minus:Twrheqjet Ndryshimet nw ekuitet Saldo nw fund e ekuitetit 8,000 24,000 (30,000) 38,000 2,000 40,000 Nw fund kalkulohet saldo nw fund e detyrimeve sipas kwrkesws sw detyrws. Pasuritw Ekuiteti Detyrimet nw fund tw vitit 93,000 40,000 53,000 b. Kompania 2 Sw pari kalkulohet saldo nw fillim e ekuitetit tw pronarit. Pasuritw Detyrimet Ekuiteti 70,000 35,000 35,000 Pastaj, gjendet saldo nw fund e ekuitetit tw pronarit. Saldo nw fillim e ekuitetit Plus: Investimet Minus:Humbja neto Twrheqjet Ndryshimet nw ekuitet Saldo nw fund e ekuitetit 3,000 (11,000) (2,000) 35,000 (10,000) 25,000 Nw fund kalkulohet saldo nw fund e pasurive sipas kwrkesws sw detyrws. Detyrimet Ekuiteti Saldo nw fund e pasurive 41,000 25,000 66,000 c. Kompania 3 Sw pari kalkulohet saldo nw fillim e ekuitetit tw pronarit. Pasuritw Detyrimet Ekuiteti 45,000 25,000 20,000 Pastaj, gjendet saldo nw fund e ekuitetit tw pronarit. Pasuritw Detyrimet Saldo nw fund e ekuitetit 55,000 25,000 30,000 Nw fund, kalkulohet investimi I pronarit duke paraqitur ndryshimin nw ekuitetin e pronarit nga fillimi nw fund tw vitit. Saldo nw fund e ekuitetit Saldo nw fillim e ekuitetit Ndryshimi nw ekuitet Fitimi neto Investimi I pronarit(shtimi I kapitalit) 30,000 20,000 10,000 7,500 2,500 Problemi 3 (Pyetje ese dhe zgjidhje shumëfishe) a)tregoni shembuj të llojeve të ndryshme të vendimeve mbi investimet dhe sqaroni ato.(5 pikë) Vendimet e brendshme për ndërmarrjen afariste Shembuj të llojeve të ndryshme të vendimeve mbi investimet Vendimet që kanë të bëjnë me palët e jashtme Vendimet mbi divestimet [ç investimet] A duhet të ndërmerren apo jo projekte të reja? A duhet të investohet në impiante të prodhimit dhe makineri të reja apo jo? Vendimet mbi hulumtimin dhe zhvillimin. Investimet në një fushatë marketingu ose reklamash. A duhet të ndërmerret një shkrirje ose bashkim i kompanisë me një biznes tjetër apo jo? A duhet të ndërmerret një ndërmarrje e përbashkët [joint venture] me një ndërmarrje tjetër apo jo? A duhet të shitjen segmentet e biznesit që nuk sjellin fitim apo jo? A duhet të shiten impiantet e prodhimit dhe makineritë që janë të vjetra ose të tepërta apo jo? Shitja e kompanive filiale. b) Cilët vendimmarrës përdorin informacionet e kontabilitetit (pasqyrat financiare)? (5 pikë) Përdoruesit e pasqyrave financiare dhe informacioneve kontabël : Ka shumë gjasa që grupet e mëposhtme të jenë të interesuar tw dinë informacionet financiare të një kompanie të madhe aksionare të regjistruar në bursë. (a) (b) (c) (d) (e) (f) (g) Menaxherët e kompanisë të caktuar nga pronarët e kompanisë për të mbikëqyrur aktivitetet e përditshme të kompanisë. Atyre iu nevojiten informacione rreth situatës financiare të kompanisë mënyrës se si është tani dhe se si pritet të jetë në të ardhmen. Kjo iu mundëson atyre arritjen e efikasitetit në biznes dhe marrjen e vendimeve efektive. Aksionarëve të kompanisë, pra pronarëve të kompanisë, të cilat duan të dinë se sa mirë po përmbush menaxhmenti detyrat e veta. Ata duan të dinë se sa fitimprurëse janë aktivitetet afariste të kompanisë dhe sa fitim mund të tërheqin prej biznesit për ta përdorur për qëllimet e tyre personale. Personat që punojnë me kompaninë përfshijnë furnitorët të cilët furnizojnë kompaninë mallra me kredi (afat pagese) dhe klientët të cilët blejnë mallra ose shërbime të prodhuara nga kompani. Furnitorët kërkojnë të dinë rreth aftësisë së kompanisë për të paguar borxhet e veta; klientët kërkojnë të dinë nëse kompania është një vend i sigurt prej nga furnizohen dhe nëse është ose jo në rrezik të mbyllet. Personat që financojnë kompaninë mund të jenë një bankë e cila i lejon kompanisë të ketë një overdraft, ose që i siguron kreditim afatgjatë duke i garantuar një kredi. Banka dëshiron të sigurohet se kompania është e aftë të ripaguajë pagesat e interesit, dhe bashkw me shumat e marra hua. Autoritetet tatimore kërkojnë të dinë rreth fitimeve të biznesit në mënyrë që të vlerësojnë tatimet e pagueshme prej kompanisë, përfshirë këtu Tatimin në Vlerën e Shtuar e tatime të tjera të shitjes. Punonjësit e kompanisë duhet të kenë të drejtën e marrjes së informacioneve rreth situatës financiare të kompanisë, për arsye se e ardhmja e tyre, karriera dhe shuma monetare e pagave dhe rrogave të tyre varet prej kësaj situate. Analistët dhe këshilltarët financiarë kanë nevojë për informacione për klientët ose personat që marrin këshilla prej tyre. Për shembull, agjentët e këmbimit të aksioneve kanë nevojë për informacione në mënyrë që të këshillojë personat që duan të investojnë; agjencitë e kreditit duan informacione në mënyrë që të këshillojë furnitorët e mundshëm të mallrave të kompanisë; dhe gazetarët kanë nevojë për informacione për publikun që lexon mediat e tyre. (h) (i) Qeveritë dhe agjencitë e tyre janë të interesuara për alokimin e burimeve dhe si pasojë për entitetet e biznesit. Ato gjithashtu kërkojnë informacione në mënyrë që të marrin të dhëna për statistika kombëtare. Publiku i gjerë. Entitetet kanë ndikim mbi elementët e publikut të gjerë në një sërë mënyrash. Për shembull, nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe përdorimit të furnitorëve vendas ato kontribuojnë në ekonominë vendore. Një faktor tjetër i rëndësishëm është efekti i këtij entiteti mbi ambientin, për shembull ndikimi mbi ndotjen. Informacionet kontabël përmblidhen në pasqyra financiare për të përmbushur nevojat për informacione të këtyre grupeve të ndryshme. Dhe normalisht jo të gjitha nevojat do të përmbushen njëtrajtëshmërisht. c) Klasifikoni secilin nga zërat në vijim (a-j) secilën sipas numrit përkatës: (5 pikë) 1. pasuritë qarkulluese 2. pasuritë joqarkulluese (themelore) 3. detyrimet afatshkurta 4. detyrimet afatgjata 5. ekuiteti 6. të hyrat 7. shpenzimet a) llogaria bankare 1 b) qiraja e paguar mujore 7 c) kamata e pranuar bankare 6 d) toka e fabrikës 2 e) kamata e pagueshme e huasë bankare 3 f) te ardhurat neto për vitin aktual 5 g) lejimi(provizioni) për borxhet e dyshimta 1 h) zhvlerësimi i akumuluar 2 i) sigurimi i parapaguar 1 j) saldoja kreditore në llogarinë e TVSh-së 3 Problemi 4 Vazhdimi është në lidhje me pyetjet dy deri pesë në vijim. EFG Inc. është themeluar më 1 Shtator Financimi fillestar vjen nga shitja e 100,000 aksioneve të zakonshme për EUR1 për aksion me para të gatshme Shënim: Përgjigjuni secilës pjesë duke u siguruar që përgjigja juaj reflekton ndikimin kumulativ të të gjitha pjesëve të mëparshme; 2 pikë për secilën pjesë. (8 pikë) 2 pikë a. Sa janë gjithsejt mjetet (pasuritë) e EFG Inc. menjëherë pasi që u themelua dhe aksionet u shitën? b. Sa janë gjithsejt detyrimet e EFG Inc në këtë moment? c. Sa është ekuiteti i aksionarëve në këtë moment? 2 pikë Më 2 Shtator 2003, EFG Inc. blenë një ndërtesë për EUR200,000 duke përdorur tërë paranë e gatshme. a. Sa janë gjithsejt pasuritë e EFG Inc pas këtij transaksioni? b. Sa janë gjithsejt detyrimet e EFG Inc pas këtij transaksioni? c. Sa është ekuiteti i aksionarëve aksionar pas këtij transaksioni? 2 pikë Më 3 Shtator 2003, EFG Inc blen 1,000 njësi të stoqeve nga EUR150 për njësi. Blerja është bërë më kredi dhe kompania u pajtua të paguaj për mallërat brenda 30 ditëve. a. Sa janë gjithsejt pasuritë e EFG Inc pas këtij transaksioni? b. Sa janë gjithsejt detyrimet e EFG Inc pas këtij transaksioni? c. Sa ëhtë ekuiteti i aksionarëve pas këtij transaksioni? 2 pikë Më 5 Shtator 2003, EFG Inc shet 200 njësi të stoqeve nga EUR250 për njësi. Blerësi paguan me para të gatshme. a. Sa janë gjithsejt pasuritë e EFG Inc pas këtij transaksioni? b. Sa janë gjithsejt detyrimet e EFG Inc pas këtij transaksioni? c. Sa është ekuiteti i aksionarëve pas këtij transaksioni? 2. a Pasuritw totale 100,000 b Detyrimet totale 0 c Ekuiteti 100, a Pasuritw totale 200,000 b Detyrimet totale 100,000 c Ekuiteti 100, a Pasuritw totale 350,000 b Detyrimet totale 250,000 c Ekuiteti 100, a Pasuritw totale 370,000 b Detyrimet totale 250,000 c Ekuiteti 120,000 Problemi 5 a) Kur pronarët bëjnë investimin e parave të gatshme në bizneset e tyre, efekti në ekuacionin e kontabilitetit nga ky investim do të: a. rritë pasuritë dhe zvogëlon ekuitetin b. rritë detyrimet dhe zvoglon pasuritë c. zvogëlon pasuritë dhe zvogëlon ekuitetin d. rritë pasuritë dhe rritë ekuitetin (2 pikë) b) Kompania Freskia (10 pikë) (Ekstrakt) Pasqyra e Pozitës Financiare(Bilanci i Gjendjes) 31/12/2011 Kapitali aksionar (50 cent) 10,000 Premia 7,000 Fitimet e mbajtura 8,000 25,000 Freskia Kompani ka vendosur për një emitim bonus 1 për 4. Regjistrimi i dyfishtë është Debi Kredi Ekstrakti i Pasqyrës së pozitës Financiar pas emetimit bonus do të duket si më poshtë: (Plotësoni) Kapitali aksionar Premia Fitimet e mbajtura Totali Pas emetimit bonus, Freskia Kompani ka vendosur për një emitim të drejtave në raport 1 për 4 në vlerë Regjistrimi i dyfishtë është Debi Kredi Kredi Ekstrakti i Pasqyrës se Pozitës Financiar pas emetimit të të drejtave do të duket si vijon: Kapitali aksionar Premia Fitimet e mbajtura Totali (12 pikë) b) Regjistrimet në ditar janë Debi Premia* 2,500 ( 10,000 50c x ¼ x 50c)=2500 Kredi Kapitali aksionar 2,500 Pasqyra e Pozitës Financiare e korrigjuar Kapitali aksionar (50c) 12,500 Premia 4,500 Fitimet e mbajtura 8,000 25,000 Regjistrimet në ditar janë : D Paraja 7,500 ( 12,500 50c x ¼ x 1.20)=7,500 Kr Kapitali aksionar 3,125 ( 12,500 50c x ¼ x 50c)= 3,125 Kr Premia 4,375 Pasqyra e Pozitës financiar e korrigjuar Kapitali aksionar 15,625 Premia 8,875 Fitimet e mbajtura 8,000 32,500 Problemi 6 (30 pikë) Pasqyra e Pozitës Financiare dhe Pasqyra e të Ardhurave për kompaninë NOTA Industri: NOTA Industri Pasqyra e Pozitës Financiare 31 Korrik Pasuritë Paraja 46,000 38,000 Llogaritë e Arkëtueshme 6,720,000 6,607,000 Stoqet 7,330,000 7,102,000 Ndërtesa dhe Pajisjet 28,620,000 28,317,000 Zhvlerësimi I akumuluar ndërtesat dhe pajisjet (18,568,000) (17,216,250) Toka 5,200,000 5,900,000 Total pasuritë 29,348,000 30,747,750 Detyrimet dhe Ekuiteti Llogaritë e Pagueshme 3,650,000 3,700,000 Pagat e pagueshme 78,000 76,000 Interesi i pagueshëm 3,400 2,150 Të hyrat e shtyra(pa fituara) 32,100 37,600 Notat e pagueshme 680, ,000 Aksionet e zakonshme 10,000,000 10,000,000 Fitimet e mbajtura 14,904,500 16,502,000 Total Detyrimet dhe Ekuiteti 29,348,000 30,747,750 NOTA Industri Pasqyra e të Ardhurave Viti që përfundon më 31 Korrik 2011 Shitjet 80,370,000 KMSH ( 54,276,000 ) Fitimi Bruto 26,094,000 Fitimi nga shitja e Tokës 210,000 Shpenzimet tjera (17,398,450 ) Shpenzimet e pagave ( 8,018,500 ) Shpenzimet e zhvlerësimit Ndërtesa dhe pajisjet ( 1,431,000 ) Shpenzimet e Interesit ( 40,800 ) Humbja nga shitja e pajisjeve ( 12,750 ) Humbja neto (597,500) Informata shtesë: a) Kompania ka shitur një Tokë e cila kishte kosto 700,000 për 910,000 në para të gatshme. b) Kompania ka shitur një pajisje për 15,000 në para të gatshme, e cila pajisje kishte kosto 107,000 dhe zhvlerësim të akumuluar 79,250. c) Kompania ka blerë një pajisje me kosto 410,000, duke paguar 60,000 në para të gatshme dhe duke nënshkruar një notë të pagueshme për 5 vite për pjesën tjetër të shumës. d)dividenta e paguar në para të gatshme për aksionarët ishte 1,000,000. Kërkesa : Përgatiteni Pasqyrën e Rrjedhave të Arkës për NOTA Industri duke përdorur metodën indirekte, për vitin që përfundon më 31 korrik 2011. NOTA Industri Pasqyra e Rrjedhave të Arkës Viti që përfundon më 31 Korrik 2011 Aktivitetet Operative Humbja neto (597,500) Llogaritjet: Plus: Zhvlerësimi-Ndërtesat dhe pajisjet 1,431,000 Humbja nga shitja e pajisjeve 12,750 Rritja në pagat e pagueshme 2,000 Rritja në Interesin e pagueshëm 1,250 Minus: Fitimi nga shitja e Tokës (210,000) Rritja në Llogaritë e arkëtueshme (113,000) Rritja në stoqe (228,000) Zvogëlimi në Llogaritë e pagueshme (50,000) Zvogëlimi në te hyrat e shtyra (5,500) 840,500 Neto rrjedha nga Aktivitetet Operative 243,000 Aktivitetet Investuese Paraja e arkëtuar nga shitja e Tokës 910,000 Paraja e arkëtuar nga shitja e pajisjeve 15,000 Paraja e paguar për blerjen e pajisjeve (60,000) Neto rrjedha nga Aktivitetet Investuese 865,000 Aktivitetet Financuese Zvogëlimi në Notat e pagueshme (100,000) Dividenta e paguar (1,000,000) Neto Rrjedha nga Aktivitetet Financuese (1,100,000) Rritja në para 8,000 Paraja më 1 Gusht, ,000 Paraja më 31 Korrik ,000 Rritja në Notat e pagueshme është 250,000, por rritja për pajisje është 350,000, që do të thotë se kompania ka paguar 100,000 të notës së pagueshme. Shënim: Kompania ka blerë një pajisje me kosto 410,000, duke paguar 60,000 në kesh dhe duke nënshkruar një notë të pagueshme për 5 vite për pjesën tjetër të shumës prej 350,000.